Obama prezanton memorialin e Luther King

17/10/2011 15:30

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, përuroi mëngjesin e së hënës një memorial dedikuar pionerit për të drejta të barabarta të njerëzve me ngjyrë, Martin Luther King.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Uashington, Obama e cilësoi Kingun si “një prej baballarëve themelues të shtetit amerikan”. “Ndonëse nuk është ndër të parët, ai është ndër njerëzit që ka përcaktuar përfundimisht sistemin tonë të vlerave”, u shpreh presidenti.

Statuja e grantit, nëntë metra e lartë, u vendos pikërisht në vendin ku King dha fjalimin e tij të famshëm, në vitin 1963, fjalim gjatë të cilit prononcoi fjalinë e famshme “i have a dream” (unë kam një ëndërr). Vendi i vendosjes qëndron midis memorialëve të presidentëve Thomas Jefferson dhe Abraham Lincoln.

Ceremonia ishte planifikuar që të mbahej në muajin gusht, por u shty për shkak të uraganit Irenë. i lindur në Atlanta në vitin 1929, Martin Luther King u shndërruar në një prej figurave më të rëndësishme të historisë amerikane, nëpërmjet lëvizjes civile që udhëhoqi për shumë vjet. Ai u vra në një atentat të organizuar nga racistët e bardhë, në vitin 1968, gjatë një vizite në Memfis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA