Ju garantojmë se një performancë live e muzikantit Terje Isungset do bëjë që të dridheni në kuptimin e parë të fjalës për faktin e thjeshtë se ai përdor instrumente të bera me akull.
Norvegjezi njihet me nofkën “Njeriu i Akullt” (Iceman) për shkak se bën muzikë me harqe dhe kitara të bëra me akullin që e merr nga një liqen i ngrirë pranë shtëpisë së tij.
“Cdo instrument që bëj unë ka një tingull shumë të veçantë. Por, ato zgjasin vetëm për një koncert dhe e keqja është se unë nuk mund të praktikohem dot me të njëjtin instrument sepse për herën tjetër do më duhet të bëj tjetër”, shprehet Terje.
“Vështirësia qëndron në gjetjen e akullit të përshtatshëm sepse nga 100 copa akulli del se vetëm 10 tingullojnë siç duhet”, shton muzikanti.
Problemi tjetër është se një performancë live e Terje Isungset duhet të ndiqet në temperaturë nën zero.
Top Channel