Pas përmbytjeve që kanë përfshirë Tajlandën ditët e fundit, banorët e Ajutahës, në veri të Bangkokut, duhet të përballen tashmë edhe me krokodilët.
Qindra ekzemplarë kanë arritur të largohen nga vendet e mbarështimit duke përfituar nga rritja e nivelit të ujrave dhe tashmë janë të lirë në qytet. Autoritetet kanë ofruar 25 euro shpërblim për çdo krokodil të kapur nga banorët e zonës.
“Krokodilët duhet të kapen për sigurinë e banorëve. Po bashkëpunojmë me departamentin e peshkimit për të zbuluar se në çfarë zonash ndodhen. Përveç krokodilëve rrezikohemi edhe nga gjarpërinjtë dhe tigrat”, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Vitthaya Buranasiri.
Përmbytjet që përfshinë Tajlandën janë më të rëndat e dhjetëvjeçarëve të fundit dhe kanë prekur 1/3 e territorit të vendit duke shkaktuar rreth 300 të vdekur.
Mësohet se ujrat kanë arritur edhe qendrën e Bangkokut me 12 milionë banorë. Për momentin aeroporti ndërkombëtar është ende në funksionim.
Top Channel