Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski kërkoi nga Bashkimi Evropian që cështjet bilaterale të mos jenë pengesë për ardhmërine evropiane të rajonit.

Gruevski tha se vendi i tij po përballet me një padrejtësi të madhe të cilën po ia shkakton Greqia, e cila nuk po lejon që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në BE pa ndryshuar emrin kushtetues.

“Edhe krahas tërë këtij absurditeti në kontestin me emrin, Maqedonia është edhe aktive edhe konstruktive në dallimet rreth emrit. Ajo që nevojitet, është që edhe pala greke në mënyrë aktive dhe konstruktive të kontribuojë në bisedimet, me qëllim që të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Vlerësoj se përparimi i vendve të aspirante në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës duhet të mbetet kriteri i vetëm për përparimin drejt integrimit në BE”, deklaroi Gruevski.

Gruevski këto komente i bëri në takimin e ministrave për Eurointegrime të vendeve të rajonit që u mbajt në Shkup.

Për shkak të pjesëmarrjes së ministres kosovare të Integrimit, Vlora Citaku, zëvendëskryeministri serb Bozhidar Gjelic anuloi pjesëmarrjen.

“Më vjen keq që në momentin e fundit, përfaqësuesi i Serbisë, zv/kryeministri Gjelic vendosi të mos vinte edhe pse në bashkëpunim me të dy palët ne arritëm një marrëveshje që ky takim takim të mbahej me pjsmarrjen e të dy palëve”, deklaroi zv.kryeministrja maqedonasi për Cështjet Evropiane, Teuta Arifi.

Në konferencë mori pjesë edhe minstrja e Integrimit të Shqipërisë, Majlinda Bregu, si dhe përfaqësues nga Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Turqia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA