Bursat europiane kanë regjistruar rënie gjatë ditës së sotme, pasi Gjermania paralajmëroi se një plan për të shpëtuar Europën nga borxhet e shumta mund të mos jetë gati deri në fundjavë.
Në orët e para të ditës, bursat kryesore të kontinentit kishin regjistruar rritje. Prej disa ditësh ishte paralajmëruar që një plan për shpëtimin ekonomik do të prezantohej në datën 23 tetor, gjatë një samiti të liderave të BE-së. Megjithatë, zyrtarët gjermanë nuk janë kaq optimistë.
”Kancelarja bën me dije se paraqitja e një pakete që do të zgjidhë gjithçka që ditën e hënë është joreale”, deklaroi zëdhënësi i Angela Merkel. Ministri i Financave, Wolfgang Scheuble, gjithashtu paralajmëroi se mbledhja e Brukselit mund të mos japë një rrugëzgjidhje përfundimtare për krizën.
Bursa gjermane, “DAX”, e kishte nisur ditën me një fitim prej 1,9%, por u rrëzua në 0,8% tre orë në vetëm tre orëm tre orë. Francezja “CAC” nisi gjithashtu me fitim 1,5%, por kaloi me minus gjatë ditës.
Një takim i G20, në fundjavë, dështoi në gjetjen e një qëndrimi të përbashkët për krizën e borxheve, ndërsa Greqia tashmë nuk është problemi i vetëm, pasi ekonomi të rëndësishme si ajo italiane dhe spanjolle kanë dhënë shenja të rëndësishme paqëndrueshmërie.
Top Channel