Një ushtar i KFOR-it është vetëvrarë mengjesin e së dielës në veri të Kosovës.

Sipas mediave kosovare, ushtari ishte pjesë e kontigjentit francez dhe prej disa ditësh ishte me detyrë në pikën kufitare në Bërnjak.

Ushtari ka qëlluar mbi veten me armën e tij. KFOR deklaroi se nuk dihen motivet e vetëvrasjes dhe nuk dha asnjë detaj në lidhje me identitetin dhe kombësinë e ushtarit të vetëvrarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA