Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve të G20-s, që u mblodhën në Paris, i janë drejtuar me një ultimatum Europës: brenda 23 Tetorit, që përkon me e samitit e ardhshëm të BE-së, duhet të ketë hartuar një plan të plotë për ti’ bërë ballë krizës së borxheve, e cila po vë në rrezik ekonominë botërore.
Në fakt tonet janë të pazakonta për një samit të tillë, cka dëshmon edhe njëherë se situata ekonomike që po kalon Europa është e vështire, duke nisur nga Greqia, apo për problemet e mëdha të anëtareve të tjerë të Europës, me Italinë në krye.
Sekretari i Thesarit Timoti Gajtner tha se SHBA është e gatshme të mbështesë përpjekjet e Brukselit. “Jemi të përgatitur të mbështesim një strategji efektive në Europë, bashkë me FMN”.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombetar pranoi se situata është përkeqësuar:
“Nëse dicka- në një situate që në tre javët e fundit ka tendence te perkeqesohet, nëse tregjet kanë shfaqur ndonje shenje të forcimit në ditët e fundit, qartazi, pamja e përgjithshme e ekonomise boterore nuk eshte permiresuar. Kemi ndjere rrezikun e infektimit, vecanerisht nga ekonomite e avancuara në vendet në zhvillim apo ata me te ardhura të ulta”, tha Kristinë Lagarde, drejtuesja e FMN-së.
Presidenti i Bankes Qendore Europian, Zhan Klod Trishe tha se Fondi i Stabilitetit Financiar të Europës, i cili u ratifikua nga Parlamenti Europian javën e kaluar, do të ndihmojë të izoloje krizën e borxhit që minon besimin tek Euro.
Komisioneri Europian, Oli Rehn shtoi:
“Eshte e qarte qe në duam një zgjidhje të qendrueshme per Greqine, cka do të thote se nëse Trojka dhe ministrat e Eurozones kanë rene dakort se Greqia ka permbushur kushtet e nevojshme, ne do te japim kestin e gjashte dhe pastaj do te punojme nje program te dyte, me financime te pershtatshme nga sektoret public dhe private”.
Detaje të planit të shpëtimit të diskutuar në Paris përfshijnë: ripërcaktim të vlerës së borxhit grek, një fond europian shpëtimi më të fortë dhe rikapitalizimin e bankave më të dobëta për t’i armatosur ato kundër humbjeve të pashmangshme.
Top Channel