Siria përcan Ligën Arabe

16/10/2011 18:00

Liga e vendeve arabe do të mblidhet ditën e sotme në Kajro ku pritet të diskutohet propozimi i disa vendeve për të pezulluar Sirinë nga Unioni.

Zëdhënësit i Ligës Arabe tha për mediat ndërkombëtare se është gati një propozim i tillë, si formë presioni ndaj presidentit Bashar al Assad për të ndalur shtypjen me dhunë të protestave kundër tij.

Por ky propozim ka përcarë Ligën Arabe. Shumë vende mësohet se janë kundër këtij propozimi, madje disa shkojnë më tej duke e quajtur atë si propozim për interesa të Perëndimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA