Seria A, ndalet Juventus e Udineze

16/10/2011 17:00

Përvec numrit të ndeshjeve të luajtura, që tashmë shkon në 6, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar në tabelën e rënditjes përsa i përket grupit të skuadrave kryesuese në Serinë A.

Juventus e Udineze barazuan 0-0 në transfertë përkatësisht ndaj Kievos dhe Atalantës, duke u zhvendosur që të dyja në krye me nga 12 pikë. Po 0-0 u mbyll Xhenoa me Lecen, Kaljari me Sienën dhe Cezena me Fiorentinën, e luajtur më herët.

Ajo që bie sy në ndeshjet e luajtura është se në gjashtë takime u shënuan vetëm 2 gola dhe që të dy në të njëjtën sfidë, atë mes Novarës dhe Bolonjës. Miqtë fituan 0-2 falë golave të Ramirez dhe Akuafreskës.

Kjo javë e Serisë A mbyllet me derbin roman Lacio-Roma. Të dyja skuadrat përballen me njëra-tjetrën kur në tabelën e renditjes janë të barabarta, me nga 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA