Moto GP, Stoner shpallet kampion bote

16/10/2011 00:00

Casey Stoner është kampioni i botës në Moto GP. Piloti australian i Hondës ka fituar Cmimin e Madh të Australisë duke u shpallur kampion bote dy gara para përfundimit të sezonit.

Stoner ka përfunduar garën para pilotëve Simoncelli dhe Dovizioso. Jorge Lorenzo nuk garoi për shkak të një rrëzimi në warm-up duke i lënë të lirë rrugën drejt titullit australianit.

“Kjo ishte një ditë fantastike për mua. Nuk ndodh shpesh që në të njëjtën ditë të kesh ditëlindjen, të fitosh garën dhe të fitosh kampionatin botëror”, u shpreh Stoner pas garës.

Stoner dominoi nga fillimi deri në fund Cmimin e Madh të shtëpisë së tij. Me fitoren e së dielës arrin kuotën e 325 pikëve në klasifikimin e përgjithshëm duke çuar në 65 pikë diferencën ndaj Lorenzos së vendit të dytë.

Tjetër garë për tu harruar për Valentino Rossi, i cili u rrëzua duke mos përfunduar edhe këtë provë të botërorit të Moto GP.

Ky është titulli i dytë kampion për Casey Stoner pas triumfit në vitin 2007 me Ducati.

Top Channel