Një 65-vjecar ka gjetur vdekjen në Mallakastër pasi është goditur disa herë me mjete të forta në kokë.
Sipas informacioneve të fundit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ngjeqan. Viktima është identifikuar si shtetasi Ahet Feleqi.
Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nga ekspertiza ka konstatuar se 65-vjecari ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka marrë goditjet.
Për momentin nuk dihet autori ose autorët e mundshëm, por agjentët e anti-krimit dyshojnë për një grabitje ose një krim me motive familjare duke parë metodën e ekzekutimit.
Vrasjet me sfond familjar kanë qenë të pranishme ditët e fundit në vend. Rreth një javë më parë një 16-vjecar qëlloi me armë gjahu të atin në Shëngjergj të Tiranës. Ndërsa dy ditë para kësaj ngjarjeje, një 72-vjecar qëlloi për vdekje me sëpatë të birin.
Në paraqitjet në organet gjyqësore, adoleshenti tha se e kishte qëlluar të atin gabimisht, ndërsa 72-vjecari tha se kishte qenë në gjendje të dehur dhe se nuk e mbante mend ngjarjen.
Top Channel