Australiani Casey Stoner do të niset i pari në Çmimin e Madh të Australisë, pasi regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare, të realizuara mëngjesin e sotëm në pistën e “Philip Island”.
Në vendin e tij, Stoner regjistroi një kohë të cilës askush prej rivalëve nuk iu afrua. Lorenzo, i dyti në radhën e nisjes, ishte me Jamahën e tij më shumë se gjysmë sekondi më i ngadaltë.
Vazhdon në radhën e nisjes italiani Marco Simoncelli dhe spanjolli Alvaro Bautista. Nga ana e tij, Valentino Rossi, zhvilloi një prej paraqitjeve më zhgënjyese të sezonit, ndërsa me Dukatin e tij regjistroi një kohë më të shpejtë më shumë se dy sekonda më të avashtë se Stoner. “Doktori” do të niset vetëm në vendin e 13, prej 16 pilotëve që janë gjithsej.
Top Channel