Ministria e Ekonomisë, në pamundësi për të bindur CEZ-in që të shlyente detyrimet ndaj KESH-it, është detyruar të rishikonte ligjin për “trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”.
NË lajmin e publikuar në numrin e sotëm të gazetës “Shqip”, bëhet me dije se sikurse CEZ kërkon nga konsumatorët shlyerjen e faturës, duke e konsideruar si titull ekzekutiv, të njëjtën pretendon edhe Ministria për detyrimet që CEZ ka ndaj KESH-it, por edhe për operatorët e tjerë.
“METE propozon që ky titull ekzekutiv të veprojë për të gjithë këta operatorë”, deklaroi dje Ministria. Mësohet se CEZ i ka KESH-it të paktën 50 milionë euro borxh dhe nuk ia paguan derisa shteti të shlyejë borxhin që ka ndaj kompanisë çeke, që shkon në disa miliona euro.
Top Channel