Minsitri i Financave i Maqedonisë, Zoran Stavreski i ka bërë thirrje BE-së që të shpallë sa më parë falimentimin e Greqisë, pasi bllokimi i kufirit nga greva e doganave greke po i shkakton dëme ekonomisë maqedonase.

“Greqia është në një kaos të madh dhe është e qartë se Evropa deri tani ka dështuar në gjetjen e një zgjidhjeje të mirë”, ka deklaruar Stavreski.

“Do të ishte më mirë për Evropën që sa më shpejt të jetë e mundur të shpallë falimentimin e vendit”, ka theksuar ministri.

Komentet e tij vijnë pasi greva e doganave greke ka cuar në bllokimin e qarkullimit të automjeteve në kufijtë mes dy vendeve.

Sipas Stavreskit, nga ky bllokim Maqedonia po vuan dëme serioze ekonomike, të cilat nuk do t’ia shlyejë askush.

“Falimentimi i Greqisë do të stabilizojë tregun dhe do të largojë pasigurinë në rajon”, është shprehur Stavreski.

Kufiri mes Greqisë dhe Maqedonisë është bllokuar për rreth 80 ditë gjatë vitit, duke i shkaktuar ekonomisë maqedonase humbje prej 15 milionë eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA