
Përzgjedhja e emrit të fëmijës është një sfidë sfilitëse për shumë çifte
që sapo janë bërë prindër, ndërsa një studim tregoi se 8% e tyre
pendohen për zgjedhjen që bëjnë.
Një sondazh i kryer nga një faqe interneti, tregoi edhe se mbi 50% e atyre që pendohen, janë ndikuar nga rryma të momentit të modës ose muzikës, të cilat prej kohësh tashmë ishin zhvlerësuar.
1/3 prindër të bërë pishman janë penduar sepse i kanë vendosur fëmijës emra shumë popullore, të cilët në fillim u janë dukur si gjetje, por më pas kanë konstatuan se përdoren në masë.
Në krahasim me dhjetë vjet më parë, është vënë re një rritje me 3% e numrit të tyre që janë penduar për përzgjedhjen e emrit që i kanë bërë fëmijës së tyre.
Me emra si Suri apo Sparrou që luajnë në parqet e Hollivudit, një sondazh i kryer mes aktorëve të famshëm mund të rezultojë në një numër shumë më të lartë pendese.
Top Channel