Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka
paralajmëruar kandidimin e tij për president të ardhshëm të Republikës
së Kosovës.

Daci ka thënë se po pret ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit të shtetit, si dhe vlerësimet që do të marrë nga miqtë.

I pyetur nëse merr një vlerësim pozitiv prej miqve për kandidimin për president, Daci është përgjigjur: “Po nëse e vlerësoj, jo vetëm unë, por të gjithë miqtë që kam, ndoshta edhe më tepër jashtë partisë, do të jem i gatshëm. Kurrë nuk kam qenë më i fuqishëm në aspektin shëndetësor, intelektual, moral dhe politik”.

Nexhat Daci ka folur edhe për situatën politike në vend dhe për LDD-në. Daci ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31. Por, sipas tij, plani i Qeverisë në veri nuk është finalizuar deri në fund.

Daci i ka bërë thirrje për unitet gjithë spektrit politik të pozitës dhe opozitës kur është në pyetje interesi i shtetit të Kosovës. Por, e ka mohuar bashkimin me LDK-në dhe Listën “Ibrahim Rugova”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA