Gjykata e Athines ka shpallur te jashteligjshme greven e sindikates se Ministrise se Financave dhe doganave greke.
Sipas njoftimit te gjykates,greva perpos kesaj, nuk u permbahet neneve te posacme te kodit te punes.Gjykata vleresoi jo ligjore edhe kerkesat e sindikalisteve, te cilat kryesisht kane karakter ekonomik.
Sipas kesaj gjykate,shpallja e paligjshme e greves,detyron sindikalistet t’i kthehen menjehere punes.Sindikalistet e Ministrise se Finances thane se po kerkojne forma te reja te protestes se tyre dhe fillimin e nje greve te re, nisja e se ciles ende nuk dihet.
Deri ne gjetjen e nje formule ligjore,ata deklaruan se do te respektojne vendimin e gjykates dhe njoftuan fillimin e punes ne gjithe doganat e vendit. Top Channel komunikoi me doganen e Kakavijes,prej nga ku konfirmoi edhe fillimin e punes ne kete dogane.
Greva ne doganat greke krijoi jo pak probleme ne levizjen e mijera njerezve nga dhe drejte Greqise. Ajo detyroi qeverine te vendose edhe cmim tavan ne karburante, per shmangien e rritjes se cmimeve te tyre si pasoje e mungeses ne treg.
Top Channel