Amnistia, nuk zgjatet afati

15/10/2011 00:00

Ministria e Financave ka bërë për herë të parë publike shifrat për ecurinë e  amnistisë tani që procesi ndodhet në mes të afatit.

“Deri më sot konstatojmë se ka rreth 400 milion lekë të legalizuara, që i korespondon një tatimi prej rreth 12 milion lekësh. Gjithashtu interesante është edhe legalizimi i pasurisë së paluajtshme. Janë rreth 30 miliard lekë tashmë të legalizuara që i korespondojnë rreth një tatimi prej 300 milion lekësh”, tha zv/ministri i Financave, Alfred Rushaj.

Zëvendësministri i Financave thotë se muajin e fundit është vënë re një rritje e interesit të bizneseve dhe individëve për të përfituar nga amnistia. Ndaj sipas tij nuk ka arsye që afatet të shtyhen.

“Individët tashmë kanë filluar aplikimin në masë për pasuritë e paluajtshme, kanë filluar të shtohen aplikimet për legalizimin e cash-it, ndërkohë që nga bizneset mendojmë që koha që kanë patur dhe që kanë në dispozicion është e mjaftushme nëse do të mund të llogarisin të aplikojnë në kohë pranë administratës tonë”, deklaron zoti Rushaj.

Procesi i amnistisë pëfundon në fund të vitit.  Shoqatat  e biznesit kanë kërkuara kohët  e fundit shtyrjen e afatit për amnistinë duke pretenduar se  nuk kanë patur kohën e nevojshme për përpilimin e bilanceva dhe dokumentave të tjera shoqëruese, por edhe janë stepur edhe nga një ndëshkim i mundshëm pas mbylljes së amnistisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA