Përfaqësuesit e strukturave paralele në veri të Kosovës kanë deklaruar
se barrikadat kryesore nuk do të largohen nga rrugët derisa të mos
gjendet “një zgjidhje” për vendkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Ata kanë thënë se në takim me përfaqësuesit e KFOR-it nuk kanë marrë kurrfarë afati për heqjen e barrikadave deri në fund të kësaj jave, porse “po punojnë për relaksimin e gjendjes në terren”.

Kryetari paralel i komunës së Zveçanit, Dragisha Millovic, ben te ditur Telegraf, ka thënë se largimi i disa barrikadave nuk do të thotë se serbët e rebeluar do të largojnë edhe barrikadat kryesore, derisa të mos gjendet një “zgjidhje kompromisi për problemet në veri të Kosovës”.

Ndërsa, kryetari paralel i Mitrovicës, Krstimir Pantic ka deklaruar se ekzistojnë disa opsione nëse KFOR-i do të tentojë që të largojë barrikadat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA