Ndërtuesit ankohen se po kalojnë një nga periudhat më të vështira financiare ku kërkesa në treg është e ulët dhe likuiditetet mungojnë.
“Është në të njëjtën linjë me gjendjen e përgjithshme, mungesë likuiditeti, që ndikon në investimet private në ndërtim”, deklaron Luigj Aleksi nga shoqata e ndërtuesve.
Aleksi thotë se tani gjithë industria është përqëndruar kryesisht tek punët publike të qeverisë, por edhe këtu ka një ngërc.
“Edhe likuidimi me fondet publike ka detyrime të pashlyera. Janë bërë reduktime nga likuidime të mëparshme, por sërish ka mbetje”, thotë ai.
Shoqata e ndërtuesve festoi sot 10-vjetorin e krijimit të saj, që përkon me një periudhë jo fort pozitive për sektorin, edhe pse disa prej tyre janë optimistë se krizia është e përkohshme.
Top Channel