Është një praktikë e njohur prej kohësh ajo e futbollistëve të famshëm, që sigurojnë vetëm këmbët e tyre në kompanitë e sigurimeve. Kështu, në raste dëmtimesh, të gjithë shumën e shpenzuar për rehabilitimin duhet ta paguajë kompania.
Megjithatë, futbollistët nuk janë të vetmit që sigurojnë pjesë të trupit të tyre. Modele, aktore të famshme dhe këngëtare si Mick Jagger, të gjithë kanë kryer investime të tilla profesionale.
E fundit që e ka bërë diçka të tillë është Holly Madison, modelja e famshme e “Playboy”, që për një milion dollarë ka siguruar pjesën “më të vlefshme” të trupit të saj, gjoksin.
E njëjta bisedë, por shifra shumë më të kripura për “dekoltenë” e aktores Monica Bellucci, e cila do të dëmshpërblehet me 6 milion euro nëse i ndodh diçka e pakëndshme në këtë pjesë të trupit.
Nga ana e saj, modelja Heidi Klum ka siguruar këmbët dhe këtë e ka bërë për 800 mijë euro. Të njëjtën shifër, por për fundshpinën, ka shpenzuar këngëtarja Jennifer Lopez.
Megjithatë, për momentin rekordin absolut e mbajnë këmbët e David Beckham, të vlerësuara me 52 milion euro, pak më shumë se ato të Lionel Messit. Mes sportistëve, Valentino Rossi paguan për bërrylat dhe kyçet, nga të cilët mund të fitojë 12 milionn euro nëse i dalin jashtë funksionit.
Së fundmi, edhe këngëtari Mick Jagger ka siguruar pjesë të trupit të tij. Shumë do të mendojnë se bëhet fjalë për kordat zanore, por tashmë në moshën 68-vjeçare, ai ka bërë një zgjedhje shumë më të logjikshme.
Top Channel