Zyrtari serb, Oliver Ivanovic  deklaron se qëndrimet se në veriun e
Kosovës do të pasojnë ngjarjet e ngjashme me skenarin e operacionit
ushtarak kroat “Stuhia”, shërbejnë për ta frikësuar popullin, sepse për
ta zbatuar këtë iniciativë, duhet vënë në funksion ushtria.

Ivanovic thotë se shqiptarët nuk kanë ushtri por grupe joformale, “dy formacione të uniformuara e të armatosura me 5 mijë anëtarë, ndërsa në veriun e Kosovës janë 50 mijë vetë”.

“Në këtë rast, do të ketë rezistencë. Ndërsa pala tjetër, bashkësia ndërkombëtare, ka rol më ndryshe se rasti i serbëve dhe kroatëve”, ka thënë Ivanovic, bën të ditur Telegraf.

Sipas tij, KFOR-i dhe EULEX-i kanë detyrë që t’i ofrojnë siguri të gjithëve që jetojnë në Kosovë, dhe se reagimi ndryshe “do të ishte dështim i madh i politikës së sigurisë evropiane, gjë të cilën ata nuk do ta lejojnë”.

Ivanovic: Dialogu varet nga qëndrimi i SHBA

Ndërsa në një intervistë dhene ne nje media serbe të dhënë të enjten, Ivanovic deklaroi se fati i bisedimeve Prishtinë-Beograd do të varet nga roli i Brukselit.

Ky i fundit, sipas Ivanovic, duhet të bindë faktorin amerikan në Kosovë që t’u bashkohet persioneve ndaj autoriteteve të Prishtinës, të cilat po politizojnë bisedimet.

“Problemi qëndron në faktin se KE nuk ka të njëjtën influencë që ka SHBA në Prishtinë. Pyetja që shtrohet është se sa i aftë do të jetë KE të bindë ambasadorin amerikan që t’u bashkohet presioneve ndaj autoriteteve kosovare”, deklaroi Ivanovic.

“Nëse një gjë e tillë ndodh, dhe besoj se do të ndodhë, atëherë vazhdimi i dialogut është i sigurtë”, nënvizoi zyrtari serb për televizionin RTS.

Ai shtoi më tej se bisedimet kanë qenë gjithmonë në teh pasi pala kosovare ka dashur t’i politizojë ato në atë masë, në mënyrë që të fitojë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA