Ministrat e Jashtëm të Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, tre vendeve të
Ballkanit të antarësuara në BE, i dërguan një letër të përbashkët ditën e
enjte Komisionerit Europian të Zgjerimit, Stefan Fule dhe Komisionerit
të Politikave Rajonale, Johannes Hans, lajmëroi Agjensia Bullgare e
Lajmeve “SNA”.

Në këtë dokument propozohej një strategji që do të përshpejtojë integrimin e vendeve të Ballkanik Perëndimor, përfshi Shqipërisë.

Një letër e tillë dërgohet pasi ditën e mërkurë, Komisioni Europian lajmëroi për dhënien e statusit kandidat për integrimin në BE, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Njëkohësisht, progresraporti goditi shpresat e Shqipërisë dhe Turqisë për antarësim, duke shtyrë hapjen e bisedimeve me të paktën një vit.

Në propozimin e vendeve ballkanike të antarësuara në BE, bëhej thirrje për më shumë projekte dhe bashkëpunime nga ana e Europës së Bashkuar në këtë rajon që aspiron të integrohet.

”Përkushtimi ynë ndaj perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor bazohet në bindjen se është detyra jonë të ndihmojmë fqinjët në zbatimin e reformave, njëkohësisht duke përmirësuar marrëdhëniet tona në rajon”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolay Mladenov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA