
Një mësuese në një shkollë 8-vjeçare franceze i vuri flakën vetes, duke
shkaktuar panik midis nxënësve, por arriti të shpëtonte pas ndërhyrjes
së disa prindërve, raportoi e përditshmja “Le Monde”.
44-vjeçarja spërkati veten me benzinë dhe më pas ndezi veten me një çakmak, brenda ambienteve mësimore, pak pas një mosmarrëveshje me disa nxënës, në qytetin jugor të Beziers. E shoqëruar në spital, ku po trajtohet për djegiet, ajo u konstatua si nën depresion.
Ministri i Arsimit e konsideroi këtë si një “akt të dëshpëruar”. Pasi vizitoi spitalin, ai e përshkroi gruan si “në një moment të jashtëzakonshëm paqëndrueshmërie psikologjike”.
Menjëerë pas kësaj ngjarje, mediat franceze kanë ngritur pikëpyetje mbi kriteret e përzgjedhjes së mësuesve në shkollat e vendit. Ndërkohë, shkolla ka informuar se do të trajtojë 3 mijë nxënësit e saj me një psikolog, pas kësaj ngjarje që shokoi shumë minorenë.
Top Channel