Rrjetet sociale janë bërë një mjet gjithmonë e më i përdorur në jetën moderne, por deri tani nuk kishte ndodhur që një i ndjerë të linte në testament pikërisht fjalëkalimin e profilit të tij.
Këtë ngjarje të rrallë e raportoi ditën e sotme e përditshmja britanike “The Telegraph”. Një studim i realizuar prej kësaj gazete, tregoi se një në dhjetë anglezë e ka marrë parasysh këtë ide pasi e ka dëgjuar dhe shumë prej tyre kanë për ta vendosur pikërisht në listën e amaneteve të tyre.
Studimi tregoi se në Britaninë e Madhe, një në katër njerëz vendosin t’i lënë trashëgimi pasardhësve të tyre të gjithë muzikën ose filmat e shkarkuar nga interneti, materjal që mund të kushtojë shumë stërlina.
”Një numër në rritje njerëzish duan që identiteti i tyre virtual të vazhdojë të përdoret edhe pas vdekjes së tyre. Ata duan që familjes t’i bien në dorë fotografitë dhe video personale që janë publikuar në internet. Kjo është e njëjta gjë që ndodhte deri disa dekada më parë, kur ishin albumet e fotografive një send që konsiderohej si i shenjtë për familjarët”, shkruhej në editorialin e “The Telegraph”.
Top Channel