Dritëroi këshillon opozitën për krizën

14/10/2011 00:00

Në një sallë të mbushur plot me të ftuar, Partia Socialiste organizoi
një festë për 80-vjetorin e lindjes së Ditëro Agollit, i njohur si
patriarku i kësaj partie.

I ulur në mes të Edi Ramës dhe Servet Pëllumbit, Agolli ka prerë tortën në formën e një libri ku shruhej “Edhe 100 vite të tjera Dritëro”.

Duke folur ngadalë  shkrimtari i njohur ka përcjellë një mesazh për politikën shqiptare.

“Partia Socialiste të përpiqet që ky ngërc që ka ndodhur të ndihmojë për ta shkallmuar. Të përpiqet për perspektivën ku do të shkojë vendi ynë me këtë lloj politike të përgjithshme tepër të acaruar. Njerëzit që bëjnë pjesë në këto parti, por edhe vetë populli të kërkojë rrugën se si mund të zgjidhet kjo punë”, tha Agolli.

I pyetur rreth këtij mesazhi kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi ka theksuar se këshillat e Dritëro Agollit, janë një gur i çmuar për veprimtarinë dhe aksion politik të Partisë Socialiste.

“Absolutisht kjo ka qenë dhe mbetet një këshille e urtë dhe e mencur dhe Partia Socialiste me pjesëmarrjen në parlament, me propozimet dhe me pakletën, si dhe me kërkesën që ka bërë lidershipi i PS-se për një debat institucional dhe para publikut shqiptar midis liderëve, është në kuadër të kësaj këshille të urtë që thotë Dritëroi”, theksoi Ruci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA