Arabia Saudite frikë prej Iranit

14/10/2011 00:00

Nervozizmi nga Irani nuk ka prekur vetëm Shtetet e Bashkuara. Arabia
Saudite i druhet edhe ajo lidhjeve sic pretendon gjithmonë e më të forta
mes Al Kaedes dhe Republikës Islamike, e ndoshta edhe një valë sulmesh
të reja.

Sherbimet saudite te inteligjences i kane mbajtur prej muajsh nen vezhgim veprimet e pasdaraneve iraniane, e sidomos njesise Kuds te Gardes Revolucionare. Duke cituar per kete lajm burime diplomatike, ‘Corriere della Sera’ thote se qe nga muaji qershor Teherani ka derguar ne Yemen, disa agjente te tij per te kontaktuar me elemente te krahut te Al Kaedes ne Gadishullin Arabik, fraksion i perbere ne mase te madhe nga saudite.

Sipas Riadit zyrtar, iranianet kane hartuar nje plan per mbeshtetjen e sulmeve terroriste, ku perfshihet edhe suporti financiar. Takimeve te qershorit i shtohen edhe disa te tjera ne muajin gusht, e gjithmone nga sa pohojne burimet e gazetes italiane, kater anetare te Al Kuds-it kane zbarkuar keto dite ne Jemen per nje takim te rendesishem. Mes Ajatollaheve dhe Al Kaedes nuk ka patur ndonjehere marredhenie te ngushta, por nga ana tjeter nuk eshte sekret per askend qe shume eksponente prane Bin Ladenit dhe familjare te tij, kane jetuar ne Iran per vite te tera. nje tjeter episod qe terboi Riadin ishte vrasja e nje diplomati saudit ne Karachi te Pakistanit ne muajin korrik gjate nje prite, qe thuhet se ishte organizuar nga nje grup lokal shiit vendas, i frymezuar nga ushtria Kuds.

Top Channel