Krismat e armëve tronditën dje rreth orës 22.00 lagjen “Dëshmoret e Kombit” në hyrje të Beratit, kur dy grupe të rinjsh qëlluan ndaj njëri-tjetrit.
Si rezultat mbetën të plagosur pesë persona, mes të cilëve dy vëllezër që ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. I plagosur ngeli edhe një kalimtar i rastit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut.
Fatos Cobo, i njohur me pseudonimin Loloshi, 40 vjeç, së bashku me Ardit Hasanin, 25 vjeç, në shoqërinë e njëri-tjetrit po ecnin në një nga rrugicat e lagjes “Dëshmorët e Kombit” në kohën që u qëlluan me armë nga vëllezërit Andi dhe Leli Valva, 30 dhe 25 vjeç.
Sapo dy vëllezërit nisën të qëllojnë ndaj Cobos dhe Hasanit, këta dy të fundit u kundërpërgjigjën duke qëlluar në drejtim të tyre. Të katër këta persona ngelën të plagosur, si dhe Bledi Qoja, një kalimtar i rastit.
Top Channel