Sllovakia ratifikon Fondin Europian të Shpëtimit

13/10/2011 18:45

Parlamenti sllovak ratifikoi gjatë pasdites Fondin Europian të Shpëtimit, vetëm dy ditë pasi e rrëzoi atë, duke ngjallur panic në Eurozonë.

Një parti e koalicionit qeverisës votoi kundër projektit, me argumentin se një vend i varfër si Sllovakia nuk ka përse të paguajë për borxhet e të pasurve si Greqia dhe Italia. Megjithatë, përballë presionit të BE-së, u arrit të gjendej një marrëveshje me opozitën, në këmbim të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.

Së bashku me Sllovakinë, të gjithë vendet e Eurozonës tashmë kanë pranuar grumbullimin e fondit të emergjncës, me vlerë 440 miliardë euro dhe i destinuar për të shpëtuar ekonomitë e mundshme që mund të rrezikohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA