Shumë prej nesh preferojnë të thonë një gënjeshtër, atëherë kur e vërteta është e sikletshme dhe mund të godasë ndienjat e një njeriu tjetër.
Megjithatë, një studim i ri tregoi se një gënjeshtër e tillë, në disa raste mund të shndërrohet në vdekjeprurëse për personit të cilit “i kursejmë” realitetin.
Kështu, ka ndodhur që mosthënia e një kritike apo të vërtetë të pakëndshme nga një ndihmës pilot të ketë sjellë aksidente tragjike, vdekjen e pacientëve kur infermierja nuk ka guxim t’i thotë doktorit se e ka gabim dhe qindra raste të tjera fatale.
Një artikull i publikuar të enjten në “Current Directions of Psychological Science” shpjegon se ajo që ne e quajmë “politesë”, në rastet e tepruara, mund të ketë pikërisht këto pasoja fatale.
Një prej autoreve të këtij studimi, Jean-Francois Bonnefon, i Universitetit të Tuluzës në Francë, u shpreh: “Përdorimi i një gënjeshtre për të mos thënë një të vërtetë të pakëndshme nuk është i rekomandueshëm, pasi truri i njeriut mund të hyjë në një spirale sjellje të tillë, e cila është provuar se mund të bëjë që ai të tolerojë me “politesë” edhe situata potencialisht të rrezikshme”.
Në rastet më klasike, kjo situatë shikohet në raportet e punës, kur për shkak të hierarkisë, shumë punonjës zgjedhin të mos thonë shumë gjëra, që mund të prekin shefat e tyre.
Top Channel