Gjermani, zbulohet bomba në shinat e trenit

13/10/2011 15:20

Policia gjermane është në alarm, pasi zbuloi një bombë në një linjë treni në zonën e Berlinit. Lëndë shpërthyese janë gjetur në vende të ndryshme në kryeqytet edhe gjatë tre ditëve të fundit.

Deri tani, janë regjistruar tetë incidente me eksplozivë të tillë, por pa të lënduar. Forcat e rendit besojnë se autor i kësaj fushate terrori është një grup ekstremist i majtë.

Ekziston frika se grupi është formuar mbi shëmbëlltyrën e organizatës famëkeqe italiane, “Brigadatat e Kuqe” apo “Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe”.

Bomba ishte vendosur në shinat që lidhin kryeqytetin me Laipcigun. Më parë gjatë javës, një eksploziv shpërtheu dhe dëmtoi një linjë hekurudhe në Hamburg, por për fat të mirë asnjë tren nuk ishte duke kaluar në atë moment.

Një grup i panjohur deri tani, i quajtur “Komitetit i Pritjes Helka”, identifikoi veten me këtë sulm, të argumentuar me kundërshtinë e tyre për prezencën e trupave gjermane në Afganistan.

Në nëntor 2010, sistemi hekurudhor në Berlin u paralizua, pasi kabllove sinjalizues iu vendos flaka. Gjermania ka dërguar rreth 5 mijë ushtarë në një mision paqeruajtës në Afganistan, të inkuadruar brenda strukturave të NATO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA