Blackberry, pranë rikthimit në normalitet

13/10/2011 15:30

Themeluesi i “Blackberry”, Mike Lazaridis deklaroi ditën e sotme se shërbimi i këtij operatori është duke u përmirësuar pas një ndërprerje 3-ditore, por kërkoi edhe pak durim nga klientët e tij, pasi problemet mund të rikthehen.

Miliona përdorues në të gjithë botën, përfshi edhe Shqipërinë, e patën të pamundur të shfryëzonin shërbimin e aparatit të sofistikuar celular, i cili nuk arrinte të dërgonte emaile apo të kryente shërbime të tjera nëpërmjet internetit.

”Jemi shumë pranë niveleve normale të shërbimit në Europë, në Lindjen e Mesme, Indi dhe Afrikë”, u shpreh Lazaridis. “Megjithatë, mjnd të ketë edhe ndonjë problem tjetër, ndërsa përpiqemi të zgjidhemi përfundimisht këtë situatë. Do të doja të jepja në këtë moment një afat të qartë se kur shërbimi do të jetë tërësisht operativ, por fatkeqësisht, këtë nuk mund ta them. E di që kemi zhgënjyer shumë klientë dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë është t’u kërkojmë falje. E di që prisni më shumë nga ne, por edhe ne presim më shumë nga vetja”.

Përdorues të “Blackberry” filluan të kishin probleme në mëngjesin e 10 tetorit, ndërsa më pas vështirësitë e funksionimit të këtij operatori u përhapën shpejt në tre kontinente. Besohet se një server qëndror në Angli ka shkaktuar të gjithë vështirësitë, për shkak të një problemi teknik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA