Është zbardhur para pak castesh takimi mes presidentit të Republikës, Bamir Topi dhe ambasadorit të BE, Ettore Sequi, i cili i dorëzoi kreut të shtetit progres-raportin e KE për Shqipërinë.

Mësohet se gjatë takimit presidenti Topi vlerësoi Bashkimin Evropian për qëndrimet objektive ndaj Shqipërisë.

Ai theksoi se aspirata e qytetarëve për integrimin në BE mbetet përparësia kryesore.

“Do lexojmë raportin me kujdes, duke qenë të vendosur të ecim përpara. Inkurajoj aktorët politikë që të adoptojnë një sjellje të vërtetë evropiane. Politika duhet të gjejë rrugën e komunikimit dhe dialogut institucional”, deklaroi Topi gjatë takimit.

Komisioni Evropian penalizoi Shqipërinë përsa i përket marrjes së statusit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle kur paraqiti raportin theksoi se Shqipëria nuk i përmbushi kritert e parashikuara, duke e vënë theksin tek kriza politike.

Ndërsa kryeministri Berisha, në reagimin e tij pas publikimit të raportit, fajësoi opozitën për mosvotimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 në Parlament. 

Komisioni Europian konkludon në raportin e tij se, megjithë progresin e bërë, kushtet për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë nuk janë plotësuar ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA