Një status në Facebook mund të të zgjasë jetën. Kjo i ka ndodhur anglezit Peter Casaru, i cili jeton vetëm dhe një mëngjes u zgjua pa mundur të lëvizte dot këmbët për shkak të një paralize në shtyllën kurrizore.
Casaru jeton në Brecon, në një zonë shumë të izoluar të Uellsit dhe bërtitja nuk do t’i shërbente për asgjë, celularit i kishte rënë bateria dhe shpresa e vetme mbeti interneti. Casaru arriti të zvarritej deri tek kompjuteri dhe të postonte një status në profilin e Facebook-ut ku kërkonte ndihmë.
59-vjeçari shkroi: “Thërrisni ambulancën menjëherë. Kam thyer kurrizin, jam bllokuar dhe nuk kam telefon. Më ndihmoni, ju lutem!”
Miqtë e tij nga e gjithë bota u mobilizuan dhe brenda pak minutash erdhi një ambulancë në shtëpinë e burrit.
“Miqtë e mi në Facebook më shpëtuan jetën. Për fat të mirë që më besuan sepse zakonisht unë i përdor statuset vetëm për shaka”, tha Casaru.
Top Channel