Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Australisë dhe kryetar i Grupit
Ndërkombëtar të Krizave, Gareth Evans, konsideron se “historia është
plotësisht në anën e Kosovës së pavarur, e cila e ka vendin e vet në
bashkësinë ndërkombëtare”.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Evans ka theksuar se edhe Kosova edhe Serbia duhet të gjejnë të “ardhmen e përbashkët” në BE, duke thënë se me kohë “çështja e kufijve do të bëhet më pak emocionale dhe e rëndësishme”. Por, sipas tij, edhe më tej janë në skenë “ndenja emocionale, dinjiteti, ndjenja e diskriminimit”.

Ai theksoi se të gjitha opsionet alternative janë shumë të këqija. “Ndarja eventuale nuk është opsion i mirë për serbët që do të mbesin në enklava në jug të Ibrit”, thotë Evans, duke shtuar se disa po luajnë me këtë ide, por, sipas tij, “nuk ka zgjidhje të drejtë me ndryshimin e kufijve, por me ndryshimin e sjelljeve dhe me respektimin e realitetit”.

Në konstatimin se në disa qarqe evropiane dëgjohet ideja gjoja për një lloj autonomie për veriun e Kosovës, Evans citohet të ketë thënë se nivele të caktuara të autonomisë gjithmonë janë opsion potencial. Por ai konsideron se këto çështje janë shkoqitur mjaft mirë në Planin e Ahtisaarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA