Dikur kemi patur një shqisë të gjashtë

12/10/2011 18:10

Te pasurit e një shqise të gjashtë është një mit, por në të shkuarën ajo ka ekzistuar me të vërtetë midis paraardhësve tanë më të hershëm.

Sipas një teorie të fundit të shkencëtarëve, format e para humane e kanë prejardhjen nga një lloj peshku mishngrënës, i cili qarkullonte nëpër oqeane rreth 500 milione vjet më parë dhe që ishte i pajisur me “elektrosensorë”, aftësi për të dalluar fushat elektrike në ujë.

Këtë aftësi, kjo lloj gjallese e përdoret për të diktuar prenë, për të komunikuar dhe për t’u orientuar. Studimi i Universitetit të Kembrixhit arriti në përfundimin se jo vetëm njerëzit, por plot 65 mijë specie me shtyllë kurrizore vijnë prej këtij amfibi dhe si rrjedhojë, edhe ata kanë qenë të pajisur me një shqisë të gjashtë.

Ky përfundim, i cili paraqitet në edicionin e fundit të revistës “Nature Communications”, përbën pikën kulmore të një pune që ka zgjatur 25 vjet me radhë mbi këtë çështje.

Studimi gjithashtu tregon se miliona vite më parë, ndodhi një ndarje madhore në pemën e evolucionit midis paraardhëvse të qënieve vertebrore. Njëra palë evoluoi, duke dhënë gjallesat ujore, ndërsa tjetra format e jetës me shtyllë kurrizore që jetojnë në tokë.

Ishte interesant fakti se disa qënie vazhdojnë të ruajnë deri në ditët e sotme këtë shqisë të gjashtë. Njëra prej tyre është salamandra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA