Dy këngëtare të famshme, Katy Perry dhe Cheryl Cole, kanë ndryshuar ngjyrën e flokëve të tyre nga të errët në bionde gjatë ditëve të fundit dhe një studim i jep të drejtë për diçka të tillë.
Pas një anketimi të kryer ditën e mërkurë nga e përditshmja “Daily Mail”, nga një total prej 3 mijë femrash, tregoi se biondet bëjnë një jetë më argëtuese dhe më të mirë se sa brunet.
Kalimi nga brune në bionde sjell një impakt të menjëhershëm pozitiv mbi aftësitë tërheqëse të një femre, ndërsa ato që kanë bërë kalimin e kundërt, janë penduar menjëherë në katër prej dhjetë rasteve.
Megjithatë, çdo e keqe e ka një të mirë dhe brunet duken se janë më të predispozuara për të krijuar miq më të mirë dhe për të arritur vende më të mira pune.
Diçka e pranuar universalisht nga të dyja llojet e femrave, paradoksalisht, binin dakord në pikën më të papritur, që nuk duhet të kishin filluar kurrë të lyenin flokët. Tre në katër femra thonë se pas disa vjet lyerje, flokët e tyre janë bërë shumë të thatë dhe janë të dëmtuar.
Top Channel