SHBA, lind fëmijën pas maratonës së Cikagos

11/10/2011 00:00

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku një grua ka
lindur fëmijën e saj vetëm pak momente pasi kishte marrë pjesë në
maratonën e Cikagos.

Amber Miller, që ishte shtatzënë prej 39 javësh, solli në jetë vajzën e saj që peshonte 3.5 kilogramë dhe që mori emrin June.

“Ishte dita më e gjatë jetës sime”, ka treguar Amber, e cila, sipas udhëzimeve të doktorit, gjysmën e cirkuitit e bëri me vrap dhe gjysmën me ecje.

“Shumë njerëz brohorisnin për mua: “Forca, zonja shtatzënë”. Për mua nuk kishte asgjë të jashtëzakonshme. Vrapova deri në finish. Unë vdes të vrapoj”, tha Amber.

Për shkak se një pjesë të maratonës e bëri me ecje, ajo e përfundoi garën prej 42 kilometrash për 6 orë e 25 minuta, më ngadalë se hapi i saj i zakonshëm.

“Pak minuta pasi arrita vijën e finishit, kontraktimet u bënë më të forta dhe e kuptova se cfarë po ndodhte. Kur ato u bënë më të rregullta, hëngra një sanduic dhe pastaj shkova në spital”, rrëfeu zonja Miller aventurën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA