Një grua ha ushqime pikante 27 vjet me radhë

11/10/2011 16:20

Një 49-vjeçare nga Anglia i dashuron kaq shumë ushqimet pikante, sa që prej 27 vitesh me radhë ha vetëm të tilla në secilin prej tre vafteve të ditës.

Hera e fundit që ajo ka ngrënë diçka që nuk është pikante, regjistrohet 29 565 vafte më parë dhe të gjitha janë të llogaritura, pasi Rochelle Peachey mban edhe rekordin në Librin Gines për këtë arritje krejt të veçantë.

Sipas fjalëve të vetë gruas, kontakti i saj me ushqimet pikante ka ndodhur në një moshë të madhe, pasi nëse do t’i kishte njohur ato që në fëmijëri, atëherë që me siguri do të kishte shumë më tepër kohëqë i konsumonte.

Të konsideruera të dëmshme dhe të refuzuara nga shumë njerëz, ushqimet e Peachey përmbajnë gjithmonë spec djegës, piper ose asortimente të tjera që të ndezin fytin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA