Një qiellgërvishtës në mesin e fshatit

11/10/2011 16:45

Fshati më i pasur në Kinë, një vend ku banori më i varfër ka të paktën 250 mijë dollarë të depozituar në bankë, sapo përuroi një qiellgërvishtës gjigant dhe unike në llojin e tij.

Ndërsa ndërtime të tilla në botë gjenden vetëm në metropolet më të mëdha, është e paimagjinueshme që kjo godinë u ndërtua në mesin e një lokaliteti me vetëm 2 mijë banorë.

E lartë 328 metra, gradaçela kalon në lartësi kullën e Eifelit dhe do të jetë një prej më të mëdhave në botë. Ajo kushtoi mbi 300 milion dollarë dhe ka një kapacitet për të strehuar të gjithë banorët e zonës si dhe për të pritur me qindra zyra biznesesh.

I veçantë edhe fakti që arkitektoi që e konceptoi, imitoi një model të kupës së Botërorit të Klubeve, duke e shndërruar ndërtesën masive në një “trofe” nga më të lakmuarit në botën e sportit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA