Berisha: Mbështetje turizmit malor

11/10/2011 00:00

Nga parku kombëtar i Antigonesë dhe prej luginës malore të Çajupit kryeministri Sali Berisha ka premtuar më shumë mbështetje për turizmin malor në Jug të vendit si dhe per çdo formë të turizmit alternativ.

Këto deklarata kryeministri i dha gjatë ceremonisë së inaugurimit për rrugët drejt parkut të Antigonesë dhe të rrugës që të çon në malin e Çajupit.

“Qeveria është e përqenduar të ndërtojë infrastukturën drejt këtyre qendrave. Ka mbaruar kjo rrugë, do përfundojmë rrugën e Finiqit, do përfundojmë rrugën tek teqja një vend i shenjtë dhe i dashur për të gjithë banorët. Por ecim drejt Bylysit, drejt të gjitha vendeve arkeologjike, qyteteve dhe qytezave të cilat në këtë vend janë të panumërta, në Shqipëri më shumë se kudo gërshetohen kulturat e perandorive”, tha kryeministri Berisha.

I pyetur mbi mungesën e shërbimeve turistike në këto zona çka i bën ende të pamundura për t’u vizituar prej turistëve Berisha tha se shërbimet do të jenë hapi që pason. Sipas tij edhe intensifikimi i gërmimeve në zona të rëndësishme arkeologjike, sic është Antigoneja apo  e gjithë lugina e Drinos do t’i shërbenin turizmit.

“Rruga u bë, sic e shihni ka një investim prej 280 milionë lekë, së bashku me komunën dhe të tjerët do punohet për të shtuar gërmimet e tërë qytetit”, shtoi kryeministri.

Ndërkaq nga Çajupi kryeministri theksoi edhe një herë  mbështetjen për të gjitha bizneset turistike të zonave malore duke i çliruar ato nga taksat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA