Telefoni me kabëll është një specie që rrezikon të zhduket brenda këtij shekulli, zbuloi një studim i realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe.
Një prej shpikjeve më të mëdha të njerëzimit, telefoni me kabëll tashmë i përket vetëm moshave të thyera, ndërsa të më shumë se gjysma e personave nën 30 vjeç dëshmojnë se nuk e kanë përdorur kurrë këtë teknologji të vjetëruar.
Telefonia celulare është bërë e pakonkurrueshme për avantazhet e kuptueshme që ofron, ndërsa mundësia për t’iu përgjigjur një telefoni standart vetëm në një vend fiks, i bën ato ende të përshtatshëm vetëm për mjediset e punës.
E ndërsa telefoni me kabëll ruan ende një avantazh, çmimet shumë më konkurruese që vazhdon të ofrojë për klientët e tij, rrezikon të përjetojë atë që kanë provuar më parë videokasetat, që me shpikjen e DVD-së.
Top Channel