
Emri i tij është “Supervaclav” dhe misioni i tij konsiston në ndëshkimin e qytetarëve të paedukuar të Pragës, kryeqytetit çek.
I veshur si superheronjtë e tipit Batman apo Superman, Supervaclav vërdalliset në Pragë për të ndëshkuar ata që pinë cigare në stacionin e autobuzit, ata që lënë në rrugë nevojat e qenit apo ata që ngasin me shpejtësi makinën.
Me anë të një videoje që e ka të instaluar tek maska, superheroi regjistron bëmat e tij.
Ndëshkimet janë nga më të ndryshmet: disa djemve që po pinin duhan duke pritur autobuzin, Supevaclavi i hodhi një kovë me ujë, ndërsa një djali që la në rrugë nevojën e qenit të tij superheroi ia ktheu sërish duke ja hedhur në kurriz.
Por, pasi vë drejtësinë në vend, “Supervaclav” largohet me vrap në mënyrë që të mos përballet me tërbimin e qytetarëve.
Top Channel