Studentët do të fillojnë të hënën vitin e ri akademik. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka sqaruar se janë 2 mijë kuota bosh, për të cilat maturantët do t’u duhet të plotësojnë formularim A3 gjatë javës në mënyrë që të realizohet rishpërndarja e tyre.
Vendimi i fundit i qeverisë për rritjen e numrit të studentëve që pranohen në universitetet publike, ka bërë që 70% e të rinjve të kenë të drejtën e studimit. Por kjo rritje duhet të shoqërohet me shtim të numrit të pedagogëve dhe të auditorëve.
Muajit tetor shënon jo vetëm fillimin e vitit të ri akademik, por edhe fillimin e një debati të fortë mes universiteteve publike dhe Ministrisë së Arsimit mbi cështjen e financimit të tyre, por edhe mbi rritjen e tarifave që cdo student do të duhet të paguajë në fillim të cdo viti akademik.
Top Channel