Një studim i ri provon se një qënie njerëzore është në gjendje të dallojë të mirën nga e keqja që pas 15 muajve të para të jetës.
Gjithashtu, u provua se që në këtë moshë fillon të krijohet ndienja e përkatësisë në një grup dhe e afrimit me qëniet e tjera njerëzore në mënyrë të vetëdijshme.
Universiteti i Uashingtonit kreu këtë studim duke vendosur bashkë çifte fëmijësh të së njëjtës moshë, të cilëve u dha racion të pabarabartë ushqimi dhe në shumë raste, u vu re se fëmijët i ofronin pjesë nga ushqimi i tyre shokut që kishte marrë më pak për të ngrënë.
Jessica Sommerville, profesiore e psikologjisë pranë këtij universitetit, deklaroi se “zbulimi tregon se elementë thelbësorë të ndërgjegjes njerëzore si altruizmi dhe aftësia për të dalluar të mirën nga e keqja zhvillohen shumë më shpejt nga sa e kishim menduar më parë”.
Studimi vërtetoi gjithashtu se duke nisur nga dy vjeç, fëmijët janë në gjendje të ndihmojnë edhe fizikisht njëri-tjetrin, ndërsa në moshën 6 vjeç është formuar tërësisht botëkuptimi mbi të mirën dhe të keqen.
Top Channel