Bursat Europiane, vazhdon rënia

04/10/2011 17:20

Rënia në Bursat Europiane vazhdon për të dytën ditë rradhazi, ndikuar edhe nga paqartësia e situatës rreth krizës greke.

Deri në orën 15:00, bursat e Milanos dhe e Parisit regjistronin një humbje prej rreth 1,5%, ndërsa situata paraqitej shumë më dramatike në Frankfurt dhe Londër, me rënie prej 3,09% dhe 3,34%, përkatësisht.

Në rënie është edhe euro, me bursat ndërkombëtare që kanë reaguar përballë paqartësisë së situatës në eurozonë duke rritur transaksionet në dollarë.

Një ditë e keqe ishte e sotmja edhe për bursat aziatike, me Tokion që pësoi një rënien të ndjeshme për të tretën ditë radhazi, për shkak të problemeve të disa eksportuesve të mëdhenj në sigurimin e lëndës së parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA