Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit Genc Pollo, i ka bërë thirrje qytetarëve që të pranojnë dhe t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë që nis mëngjesin e datës 1 tetor.
“Autorët dhe aktorët e vërtetë të këtij procesi janë qytetarët dhe unë do apeloja për secilin prej tyre që me krenari të pranojnë censusin, deklarimin e të dhënave, banesës”, deklaroi ministri Pollo.
Regjistrimi që nis ka hasur në vend një reagim të ashpër të Aleancës Kuq e Zi, e cila i ka bërë tthirje popullatës ta bojkotojë këtë regjistrim. Ajo e ka cilësuar si një shkelje të konventave ndërkombetare dhe Kushtetutës së Shqipërisë.
Mijëra qytetarë nënshkruan një peticion të hartuar prej saj, kundër regjistrimit, por ajo nuk u mor parasysh. Kundër regjistrimit fetar ka dalë edhe Komuniteti Musliman Shqiptar. Ai është shprehur skeptik një ditë para nisjes së censusit.
Muslimanët kanë shprehur frikën gjatë këtyre kohëve se regjistrimi fetar rrezikon të prishë jo vetëm harmoninë fetare në popull, por edhe brenda familjes, veçanërisht kur duhet të shënohet besimi i fëmijëve.
Top Channel