Në gjykatën e qarkut në Prishtinë ka nisur seanca për caktimin e masës
së paraburgimit për 17 të arrestuarit e superaksionit të policisë së
Kosovës kundër piraterisë televizive. Ndërkohë edhe gjatë ditës së enjte
policia e Kosoves ka vazhduar hetimet dhe aksionet.

Zyrtaret policore konfirmuan se ne kuader te hetimeve gjate dites se enjte jane marrë në pyetje disa nga te arrestuarit. E si rezultat i hetimeve ne vazhdimesi jane bere edhe disa aksione te tjera. Sic shpjegojne burimet, policia ka arritur te konfiskojë edhe dhjetëra pajisje te tjera kompjuterike nepermjet te cilave transmetoheheshin ilegalisht programet e platformave televizive te ndryshme.

Aksioni qe u ndermorr pas nje hetimi disa muajsh ndermori aksionin ku u angazhuan mbi 150 zyrtarë policorë nëpër bastisje në të gjithë territorin e Kosovës, për krim kompjuterik, shkelje të drejtave të autorit, shmangie nga tatimi.

Policia gjatë aksionit ka konfiskuar dhjetëra serverë kompjuterikë, telefona celular pajisje elektronike të tipit Dreambox të cilat përdoreshin për transmetim të paligjshëm të sinjalit televiziv të DigitAlb dhe platformave të tjera. Objektiv i këtij aksioni ishin kompanitë, të cilat ofronin shërbimin e transmetimit të programeve televizive në mënyrë pirate, nëpërmjet shpërndarjes së kodeve ne internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA