Pjesëtarë të KFOR-it kanë kontrolluar për herë të parë të enjten pasdite
trenin me udhëtarë që qarkullon në relacionin Kralevë-Zveçan.

Ata paraprakisht, ben te ditur Kosovapress, kanë ndaluar trenin para tunelit te vendkalimi kufitar Jarinje dhe kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët, pa përjashtim.

DASH: Palët të ruajnë qetësinë në veri

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi ndaj incidentit me dhunë të së martës në veri të Kosovës ku mbetën të plagosur paqeruajtës të NATO-s dhe protestues serbë.

Në një deklaratë te tij, DASH e denoi sulmin dhe pohoi njekohesisht se po vazhdon të ndjekë nga afër zhvilliet në veri të Kosovës. Departamenti dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë, të shmangin aktet provokuese dhe retorikën që nxit dhunën, si dhe të lejojnë lirinë e lëvizjes.

Ne deklarate, ben te ditur RTK, theksohet se liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave është në interes si te Kosovës ashtu dhe Serbisë. Bllokimet e rrugëve, barrikadat dhe dhuna, thjesht behen pengesë për normalitetin e jetës së përditshme të banorëve të Kosovës dhe Serbisë dhe pengojnë lirinë e tyre të lëvizjes.

Departamenti i Shtetit u bën thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë të qendrojnë të angazhuara të procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të inkurajojnë qetësinë dhe të gjejnë rrugën e marrëveshjes për përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dy vendeve.

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, kritikoi praninë e KFOR-it për prishjen e barrikadës rrugore dhe ngritjen postbllokut në pikën e paautorizuar të kalimit, duke thënë se ajo bie ndesh me mandatin e kesaj force.

OSBE: Keqardhje për dhunën në veri

Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri i Jashtëm lituanez Audronius Azubalis ka shprehur keqardhjen e tij për incidentet e dhunshme në veri të Kosovës.

“Me keqardhje i shoh incidentet e dhunshme në pjesën veriore të Kosovës. Përsëris apelin tim për distancim nga dhuna dhe për ruajtjen e qetësisë”, ka deklaruar Azubalis.

Zyrtari lituanez ka bërë gjithashtu thirrje për dialog, që sipas tij është mjeti i vetëm për zgjidhjen e situatës.

“Bisedimet Prishtinë-Beograd janë një forum ku mund të ndërmerren hapa konkrete, në të mirë të të gjitha komuniteteve”, është shprehur Azubalis.

“OSBE është e përkushtuar për mbështetjen e një ambjenti të sigurtë dhe të qëndrueshëm dhe do vijojë të punojë pranë partnerëve ndërkombëtarë”, ka shtuar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA