Pacienti do të firmosë tashmë në kartelën e tij për të gjitha medikamentet që ka blerë gjatë kohës që ka marrë mjekimin në spital.
Drejtori i QSUT, Saimir Ivziku sqaron se me informatizimin e farmacive do të jetë nën kontroll përdorimi i ilaceve në farmacitë e spitaleve.
“Do dali një urdhër për plotësimin e kartelës klinike. Farmacia qendrore dhe dytësore do jetë e lidhur me sistem online dhe ne do të kemi informacion se cfarë do të dalë nga farmacitë. Me shërbimin e bazuar në kartelën e mjekimit, ne shmangim përdorimin e ilaceve jo për pacientin”, ka deklaruar Ivziku.
Së fundmi, drejtori Ivziku ka urdhëruar lirimin nga funksioni për 86 kryinfermiere dhe 11 kryelaborante.
Drejtueset e reja në këto funksione, për herë të parë do të zgjidhen duke u dhënë mundësi kandidimi edhe atyre që i kanë mbajtur këto funksione deri tani.
“Do të jetë një proces gjithëpërfshirës, që do të thotë se të gjithë të liruarit nga funksionet janë të mirëpritur të aplikojnë në zgjedhjet e reja”, ka sqaruar Ivziku.
Sipas drejtorit të QSUT, kjo nismë është pjesë e reformës që duhet të vijonte pas zëvendësimit të shefave të pavionit dhe nuk ka lidhje me incidentin e ndodhur me medikamntet e spitalit onkollogjik.
Pas ngjarjes në fjalë, Urdhri i Farmacistëve shprehu të mërkurën shqetësimin për mungesën e profesionalizmit në shërbimin farmaceutik spitalor.
Deri kur të bëhen zgjdhjet e reja, shefat e pavioneve do të komandojnë një kryeinfermier.
Top Channel